e diel, 19 shtator 2010

ILO: Ne Shqiperi te rinjte jane ushtria me e madhe e te papuneve .!


Nga Partizan Cene .

16/09/ 2010 .. Organizata Botërore e Punës (ILO), Kohet e fundit , ka publikuar nje material studimor , per punesimin ne pergjithesi . Ne te ka mjaft material edhe per punesimin ne Evrope e Ballkan dhe me konkretishte edhe per punesimin ne Shqiperi .

Simbas vleresimeve te ketij studimi , Shqiperia eshte nje vend me papunesi te madhe . Atje krahas te tjerave , theksi vendoset tek punesimi i te rinjve . Te rinjte ne Shqiperi , vuajne papunesine , sa dalin nga bankat e shkollave . Ne studim tregohet se , ka te rinj ne Shqiperi qe , qe nga dita qe kabe lindur dhe deri tani nuk e kane shijuar kurre punene .. Ky studim i terheq vemendjen qeverise , qe te bej eme shume ne kete drejtim ..

Organizata Botërore e Punës (ILO), vëren se punësimi i të rinjve në Shqipëri mbetet ende një sfidë, pasi ata që përpiqen të mbeten në tregun e punës, përballen me numrin e shtuar të të rinjve të punësuar në ekonominë informale.

“Papunësia e gjatë që në fillim të jetës e për periudha të gjata në ekonominë informale, dëmton prespektivat e të rinjve për të siguruar punë me mundësi karriere dhe me pagë të denjë”, vëren një studim i ILO-s. Sfida për punësim të të rinjve në Shqipëri, sipas ILO-s, kërkon përveç adresimit të njëhershëm të kërkesë-ofertës së punës, përfshirje të vazhdueshme të agjencive qeveritare, institucionet e tregut të punës, organizatave të punëdhënësve dhe punëmarrësve.

Tregu i punës

Të rinjtë në forcë punëtore përfaqësojnë rreth 41.6% të popullsisë në moshë nga 15- 29 vjeç, e krahasuar kjo me mesataren kombëtare prej 62.1%.

Nga viti 1990 tendenca e rënies së pjesëmarrjes dhe të shkallëve të punësimit vazhdoi deri në vitin 2006. Sipas ILO-s megjithë rritjen e fuqishme të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shkalla e papunësisë ka mbetur në dy shifra në të gjithë periudhën.

Në 2008 shkalla e papunësisë për popullsinë në moshë pune 15- 64 vjeç ishte 13.2%, ndërsa shkalla e femrave në forcën punëtore, gati 20 pikë përqindje më ulët nga meshkujt. Tipar kyç i tregut shqiptar të punës është pjesa e lartë e punëtorëve të dekurajuar, që në 2008 përbënin 16.1% të të gjithë njerëzve pasivë. Rreth 73.2% e të gjithë punëtorëve të dekurajuar janë femra.

Struktura e punësimit tregon që puna në sektorin bujqësor privat arriti pikun në vitin 2002, me 71.2% të punësimit total, për të zbritur më pas në 43.4% në vitin 2008. Një vit më vonë, të dhënat tregojnë rritje të punësimit në sektorin privat bujqësor me 14.3% dhe ulje të punësimit në sektorin publik me një pikë përqindje.

Të dhënat e punësimit, sipas aktivitetit ekonomik, tregojnë që afërsisht 45% e punëtorëve janë të punësuar në bujqësi, peshkim dhe pylltari, 11.7% në sektorin e tregtisë, 7.1% në industri dhe 8.4% në sektorin e ndërtimeve.

Punësimi i të rinjve

Pavarësisht rritjes së fortë ekonomike të Shqipërisë gjatë dekadës 1998- 2008, ILO vë në dukje se rritja e punësimit mbeti negativ deri në 2007, ku studimi i forcës punëtore shënoi një raport mes punësimit dhe popullsisë prej 56.4%, i cili pati rënie në 53.9% në vitin 2008.

“Kjo shkallë krahasohet në mënyrë jo të favorshme me mesataren e shkallës europiane të punësimit EU27 prej 64.4%”, thuhet në të dhënat analitike të ILO-s, sipas së cilës, krijimi i vendeve të punës në sektorin privat, pvarësisht nga dyfishimi i tij në periudhën 1996- 2008, nuk ka qënë i mjaftueshëm për të kompensuar humbjet në sektorin publik dhe në punësimin në bujqësi.

Shkallët e ulta të punësimit të femrave tregojnë mundësitë e limituara për të gërshetuar punën më përgjegjësitë familjare dhe ndofta edhe pasojë e praktikave diskriminuese në tregun e punës.

Përgjithësisht punëtorët e rinj, me arsim të ulët, dominojnë në sektorin e bujqësisë, ndërsa të rinjtë me arsim të mesëm dhe të lartë, shërbimet. Rreth 43.3% e punëtorëve të rinj fitojnë një pagë. Shkalla e të gjithë të rinjve të vetëpunësuar është 13% e krahasuar me rreth 34.5% për të rritur.

Papunësi e lartë për të rinjtë me nivel të ulët arsimor

Niveli më i lartë i papunësisë, sipas ILO-s, vihet re tek të rinjtë me nivel të ulët arsimor. Papunësia e të rinjve mbetet një sfidë, pasi gati 25% e forcës së punës të tyre ishte e papunë në vitin 2008, në krahasim me shkallën e papunësisë prej 15.3% e regjistruar për të rinjtë e BE-së në 2007.

Të rinjtë shqiptarë kanë më shumë gjasa se të rriturit që të jenë të papunë afatgjatë. Mes tyre, mbi 51% kanë arsim të detyruar, 40% të mesëm dhe 8.5% të diplomuar në universitet. Mes të rinjve me arsim të mesëm, më të rrezikuar për të mbetur të papunë janë zotëruesit e diplomave të gjimnazit, krahasuar me ata që kanë kryer një shkollë profesionale.

Një vit më parë, pikat më të larta të papunësisë u regjistruan në Lezhë me 24.3%, Shkodër me 23.9% dhe Kukës me 23.2% dhe më e ulta në Tiranë me 8.3%. Pikërisht në këto rajone ku papunësia shënon nivele të lartë, pritet që brenda tre viteve të ardhshme të punësohen 48 mijë të rinj, një qëllim i përcaktuar në projektin “Migrimi i Rinisë- Vjelja e përfitimeve dhe zbutja e risqeve”, pjesë e programit “Një OKB", me vlerë 3.3 milionë dollarë, akorduar nga fondi spanjoll.

Informacioni nevoje për përmirësime

ILO duke vlerësuar se informacioni ekzistues mbi tregun e punës në Shqipëri ka nevoje për përmirësime, pavarësisht hapave pozitivë të ndërmarra për promovimin e politikave aktive të punësimit, po ofron asistencë në forcimin e sistemit të punësimit me zbatimin e projektit të ri me vlerë 600 mijë euro, "Asistencë për forcimin e sistemit të punësimit dhe trajnimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit".

Projekti si një program multi- bilateral bashkëpunimi do të kontribuojë në zbatimin e komponentit të politikave të punësimit në mbështetje të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim të Shqipërisë. Programi mbështet Shërbimin Kombëtar të Punësimit në rritjen e kapaciteteve të tij për të hartuar, monitoruar dhe vlerësuar programet aktive të tregut të punës. Gjithashtu programi do të administrojë programe punësimi që drejtohen tek individët në rrezik përjashtimi prej tregut të punës.

Pra sic del , studimi e le zbuluar qeverine Berisha , e cila pretendon per nje te te arthme te mire per rinine shqiptare .. Ky studim hedh poshte gjitheashtu pretendimet dhe statistikat qeveritare , per punesimin ne Shqiperi ..

cene-alb.com

No comments:

Fjala e dites ..

Tjetrin shikoje ne sy , edhe kure ai te shikon ne kembe .. !!

Mund te kerkoni ne cene.blog.al

Duke u ngarkuar...

FOTOGRAFI Shqiptare

Loading...

Pamje nga Qytetet shqiptare

Pamje nga Qytetet shqiptare
VLORA

Ngjyrimi

cene-blog.al ARKIVA

Blog - logo.. Shkence Kuriozite

f.0315172712482 m Njeriu i parë i gjinisë “asnjanëse”

May – Welby Norrie (MAI UELBI NORRIE) 48 vjeç nga Australia ( Sydnei ), është njeriu i parë në botë i cili nuk mund te dije ; se është mashkull apo femër. Në librin e regjistrit i shkruan se “gjinia është e papërcaktuar”.

20 vite me pare Norrie ndryshoi gjininë. Ai eshte lindur si nje femije mashkull normal . Derisa filluan te shfaqet interesi per seksin e njejete dhe vendosi te behet femer . Nuk ishte i kënaqur as si femër dhe ndaloi të përdorë hormone për tu bërë “neutral”.

Mjekët thanë se nuk janë në gjendje të përcaktojne nëse ai është mashkull apo femër, ne stadin ju ai ndodhet sot ..

Ai u shpërngul nga Skocia në moshën tetëvjeçare, dhe erdhi me familjen te jetoje ne Australi ..!

“Është gabim të përcaktohet gjinia ime si mashkull ose femër. Më së miri është ta shënojnë atë si neutrale dhe këtë edhe e kam bërë”, tha Norrie.

Keshtu qe edhe autoritetet ne Australi , lejuan qe ai te mos te shenohej ne dokumenta me identitet seksual neutral .

Zyrtarët në Britani mbetën të habitur me definimin e gjinisë sepse më herët kurrë nuk kishin dëgjuar se dikush në botë mund të jetë “neutral”