e martë, 17 gusht 2010

LUANI , UJKU dhe CAKALLI :






Fabula e mëposhtme , është e mbushur me sarkazëm . Ajo i kushtohet politikës shqiptare , që fatkeqsishtë sëhtë kther si mjet pasurimi , për këdo që ka një pushtet sado të vogël . Por Luani dhe ujku , i kanë ndarë gjërat , dhe meqë edhe çakalli i ndihmon për këtë gjë , i hedhin edhe atij ndonjë copë , ...sa për të mbrojtur frymën .. Psh ndonjë vilë në Bregdet , apo ndonjë çikërrimë tokë nga aty ku lag deti ..!! Partizan Cene ..

Të gjitha kafshët

e vathës së mbreterisë ,

dëgjuan lajmin prej tellallërisë ;

Në strofken e ujkut , ja behu Luani

dhe Çakalli krekoset :

.... vallen ma mbani .. !!

Bëhet fjalë ;

që më mirë të kuptoni

Luanin e vjetër ,mos e harroni ..

Mos u cuditni ,

kafshë të pa faj,

Luani,

nuk shkoi aty ,që Ujkun ta hajë ..

Pamvarësishtë se ,

sot është krizë për mish

Ujkun e kanë zgjedhur , coban dhish..

Ndaj do ti duhet Luani ,

ka përvojë

ta ruajë kopenë,ashtu si ta dojë ..

Kohët e fundit ,

Ujku është majmë shumë

ndihmoi Cakalli ,t'i rregullojë ato punë

Një kope të tërë

ja kan dhënë ta ruaj

ndaj Luan miku , nuk ka pse të vuaj ..

Dhe Luani ,mbetet Luan ,

si thonë shaka ..

Sot q'është i uritur, gjitheshka e ha..!!

Pjesa e tij e sotme,

e madhe sigurisht

një thelë e plotë , e tëra për mbi bisht ....!!

Nuk është nevoja

të gërmojmë me bel,

se Ujku dikurë ,akuzonte Luanin, si kriminel...!!

Ato kohë kaluan ,

si vite të ndarjes ..

Sot ka ardhur ,koha e pares dhe e parjes *..!!

Strofkulla e freskët ,

e veçuar, larg miletit

ka vënd për hise dhe punë të dovletit..

Nuk ngelet pas

as Cakalli leshtorë

bën gjithemonë temena , me ''zemër'' në dorë ..

Një treshe e frikshme ,

mjerë kopeja

mjerë i gjithe pylli ; dhe drute ,dhe preja

Kjo strofkull o mik

siç e kupton

është në jug ,nga bregu i detit Jon

Atje u takuan

Ujku dhe Luani

te shoqëruar nga Cakall ''xhanani''

.....Për çudi të të tërëve , me not e mori detin ..

se kështu e ka zakon të verbojë miletin ... !!....

* parje : Këtu ka kuptimin , kur bëhen krushqitë me shkes , dhe caktohet dita kur dhëndërri do të shikojë nusen .. kjo ditë quhet dita e parjes .!


Shkroi Partizan Cene Gusht 2010 .. !!

No comments:

Fjala e dites ..

Tjetrin shikoje ne sy , edhe kure ai te shikon ne kembe .. !!

Mund te kerkoni ne cene.blog.al

Duke u ngarkuar...

FOTOGRAFI Shqiptare

Loading...

Pamje nga Qytetet shqiptare

Pamje nga Qytetet shqiptare
VLORA

Ngjyrimi

cene-blog.al ARKIVA

Blog - logo.. Shkence Kuriozite

f.0315172712482 m Njeriu i parë i gjinisë “asnjanëse”

May – Welby Norrie (MAI UELBI NORRIE) 48 vjeç nga Australia ( Sydnei ), është njeriu i parë në botë i cili nuk mund te dije ; se është mashkull apo femër. Në librin e regjistrit i shkruan se “gjinia është e papërcaktuar”.

20 vite me pare Norrie ndryshoi gjininë. Ai eshte lindur si nje femije mashkull normal . Derisa filluan te shfaqet interesi per seksin e njejete dhe vendosi te behet femer . Nuk ishte i kënaqur as si femër dhe ndaloi të përdorë hormone për tu bërë “neutral”.

Mjekët thanë se nuk janë në gjendje të përcaktojne nëse ai është mashkull apo femër, ne stadin ju ai ndodhet sot ..

Ai u shpërngul nga Skocia në moshën tetëvjeçare, dhe erdhi me familjen te jetoje ne Australi ..!

“Është gabim të përcaktohet gjinia ime si mashkull ose femër. Më së miri është ta shënojnë atë si neutrale dhe këtë edhe e kam bërë”, tha Norrie.

Keshtu qe edhe autoritetet ne Australi , lejuan qe ai te mos te shenohej ne dokumenta me identitet seksual neutral .

Zyrtarët në Britani mbetën të habitur me definimin e gjinisë sepse më herët kurrë nuk kishin dëgjuar se dikush në botë mund të jetë “neutral”