e premte, 26 shkurt 2010

Nga te rejat e fundit te publikuara nga NASA..

U ZBULUA NJE PLANET JASHTE SISTEMIT TONE DIELLOR QE KA SHUME NGJASHMERI ME TOKEN TONE .

Pergatiti Partizan Cene .. !

Që nga viti 1995, exploruesit e hapësirës kanë zbuluar 155 trupa qiellorë në orbita rreth yjeve të tjerë të galaktikës sonë Rruga e Qumështit. Kohët e fundit, me përparimin e teknologjisë së teleskopëve dhe të metodave kërkuese, ata kanë gjetur edhe trupa të vegjël.

Në fillim u zbuluan planete të përmasave gjigande si Jupiteri dhe Saturni.m e vone ata te permasave te vogla deri kur ne 2004 , u treguan shenjat e nje planeti si toka .. por tani ne 29 janar 2010 arriti te saktesohej nje planet i 107, qe eshte identik per nga permasat dhe pse jo edhe nga kushtet si Toka jone .Mbas disa ditesh arriten te fiksonin dhe te sillnun ne , laboratore , foto te skematizuara .. te ketij planeti .. Emertimi provizor eshte ART 107.. !

Kërkuesi më i suksesshëm nga të gjithë, Gofri Marsi nga Universiteti i Kalifornisë dhe Instituti Karnixh, në Uashington, bëri të njohur gjetjen e planetit të 107-të që i ngjan më shumë Tokës si nga përmasat ashtu edhe nga përmbajtja shkëmbore.

“Ky është vërtet një lajm i jashtëzakonshëm”

Zoti Marsi e bëri këtë njoftim gjatë një konference shtypi në Uashington.

“Ishim në dijeni për ekzistencën e tij tre vjet më parë. Ne e kemi ndjekur me qetësi dhe me kujdes duke ruajtur sekretin duke e verifikuar disa herë.”

Planeti i zbuluar ndodhet relativisht pranë nesh, rreth 15 vite drite larg nga Toka. Masa e tij është 6 deri në 8 herë më e madhe se ajo e Tokës, ndërsa diametri 2 herë më i madh. Ai është aq pranë yllit rreth të cilit rrotullohet sa mund të bëjë një rrotullim të plotë brenda dy ditëve, duke i bërë temperaturat e tij shumë të larta. Ylli vetë është sa një e treta e diellit.

Por, zoti Marsi thotë se ngjason shumë me sistemin tonë diellor, veçanërisht mbas zbulimit nga ekipi i tij i dy planetëve gjigandë të gaztë.

“I gjithë sistemi planetar është si një miniaturë e sistemit tonë diellor. Ylli është i vogël, orbitat janë të vogla. Planeti më i afërt është më i vogli prej tyre, pikërisht si sistemi ynë diellor, me planetët më të vegjël që rrotullohen brenda orbitave të planetëve gjigandë. Për herë të parë po fillojmë të gjejmë llojin e sistemit tonë në hapësirën yjore.”

Zoti Marsi dhe kolegët e tij nuk kanë prova se përbërja shkëmbore e planetit të ri është si ajo e Tokës, por ata besojnë se masa e tij e vogël nuk lejon mbajtjen e gazeve si në rastin e Jupiterit.

Astronomët e gjetën këtë planet në të njëjtën mënyrë që janë gjetur shumica e planetëve të tjerë jashtë sistemit tonë diellor. Ata nuk e panë në mënyrë të drjetpërdrejtë, por matën ndryshimin e intensitetit të dritës së yllit në qendër të sistemit.

Nga këto matje ata vunë re se kishte luhatje që mund të shkaktohen vetëm nga ekzistenca e gravitetit të një planeti. Këto luhatje ishin më të vogla nga luhatjet e mëparshme duke bërë astronautët të arrinin përfundimin se ishte fjala për një planet me masë të vogël.

Xhek Lisauer, teoricien në agjencinë amerikanë të hapësirës, thotë se astronomët do të gjejnë planetë me përmasa edhe më të vogla me përparimin e teknologjisë së teleskopëve, e cila do të bëjë të mundur zbulimin e luhatjeve edhe më të vogle.

Ai shton se sateliti amerikan për kërkim planetesh që do të hidhet në hapësirë mbas tre vjetësh, do të përdorë një mënyrë të re detektimi, e cila bazohet tek ulja e shkëlqimit të një ylli, që sugjeron kalimin e një planeti përpara tij.

“Planeti, zbulimi i të cilit u njoftua sot, është ndoshta planeti me ngjashmëri më të madhe me Tokën i zbuluar deri më sot,ne 22 /01/2010.. por nuk besoj se ai do ta ruajë këtë titull për një kohë të gjatë.”

Çdo planet i vogël ka shumë mundësi të jetë nga grupi prej 1 mijë e 5 qind yje që po vëzhgojnë astronomët Marsi dhe Batler.




Early Spring Dust Storms at the North Pole of Mars

Nje skematike e perafert me ate qe se si mund te jete ALT 107.. , planeti qe ngjason shume me Token .. !

No comments:

Fjala e dites ..

Tjetrin shikoje ne sy , edhe kure ai te shikon ne kembe .. !!

Mund te kerkoni ne cene.blog.al

Duke u ngarkuar...

FOTOGRAFI Shqiptare

Loading...

Pamje nga Qytetet shqiptare

Pamje nga Qytetet shqiptare
VLORA

Ngjyrimi

cene-blog.al ARKIVA

Blog - logo.. Shkence Kuriozite

f.0315172712482 m Njeriu i parë i gjinisë “asnjanëse”

May – Welby Norrie (MAI UELBI NORRIE) 48 vjeç nga Australia ( Sydnei ), është njeriu i parë në botë i cili nuk mund te dije ; se është mashkull apo femër. Në librin e regjistrit i shkruan se “gjinia është e papërcaktuar”.

20 vite me pare Norrie ndryshoi gjininë. Ai eshte lindur si nje femije mashkull normal . Derisa filluan te shfaqet interesi per seksin e njejete dhe vendosi te behet femer . Nuk ishte i kënaqur as si femër dhe ndaloi të përdorë hormone për tu bërë “neutral”.

Mjekët thanë se nuk janë në gjendje të përcaktojne nëse ai është mashkull apo femër, ne stadin ju ai ndodhet sot ..

Ai u shpërngul nga Skocia në moshën tetëvjeçare, dhe erdhi me familjen te jetoje ne Australi ..!

“Është gabim të përcaktohet gjinia ime si mashkull ose femër. Më së miri është ta shënojnë atë si neutrale dhe këtë edhe e kam bërë”, tha Norrie.

Keshtu qe edhe autoritetet ne Australi , lejuan qe ai te mos te shenohej ne dokumenta me identitet seksual neutral .

Zyrtarët në Britani mbetën të habitur me definimin e gjinisë sepse më herët kurrë nuk kishin dëgjuar se dikush në botë mund të jetë “neutral”